Rreth Nesh

Historia 

Kompania ERKLO shpk, si grup ndertimi eshte e specializuar ne zbatime te ndryshme si konstruksione metalike, germime dheu, sherbime vinci, porta industriale me shine, etj.

Që prej vitit 2000 i shërbejmë me devotshmëri dhe përkushtim komunitetit dhe çdo klienti për të materializuar dëshirat dhe kërkesat e tyre në mënyrën më efektive të mundshme. 

Eksperienca e gjate na ka bere partner te besuar te shume kompanive, organizatave, individeve, autoritetet shtetërore lokale, territoriale, rajonale dhe kombëtare.


Misioni

Misioni i kompanisë është që të realizojë konstruksione cilësore, që garantojnë siguri, bukuri, efikasitet dhe kosto të leverdisshme për vendbanime, hapësira biznesi, lehtësira publike si spitale dhe shkolla duke punuar me ndershmëri, integritet dhe mbi të gjitha me kompetencë profesionale.  Cilësia e projekteve të sotme të ndërtimit në Shqipëri na vendos para një numëri sfidash dhe ne premtojme të realizojë punime sipas standardit që do bëjë diferencën në cdo kohë.

ERKLO shpk vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët e saj. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke na shtuar peshën e emrit tonë në industrinë e ndërtimit. Kompania jonë do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga konsulenca, supervizimi dhe kolaudimi i objekteve në ndërtim. Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë sonë. Me objektiv kryesor suksesin dhe partneritete fitimprurëse morale, financiare dhe sociale, ne do të vazhdojmë të ofrojmë shërbimin e tone të vyer gjithë klientëve potencialë tonin. E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania jonë dhe nga gjithë bashkëpunëtorët.

Portofoli i ERKLO shpk përfshin punime nga më të rëndësishmet dhe të ndryshmet, duke i kurorëzuar këto punime si krenaria jonë dhe motivi për të vazhduar më tej punën e suksesshme. Konstruksionet tona kanë marrë kritikat më të vlerësuara të mundshme nga klientët tanë dhe bashkëpunëtorët e klientëve tanë. Përkushtimi jonë shpërblehet me anë të partneriteteve të reja dhe kontratave të vazhdueshme.


Disa nga projektet e realizuara:

 

  • Kompleksi Sportvi Ali Demi
  • TEG
  • QTU
  • Ruga e kombit
  • Moto Tirana
  • etj

Eksperienca e gjate na ka bere partner te besuar te shume kompanive, organizatave, individeve, autoritetet shtetërore lokale, territoriale, rajonale dhe kombëtare.